20 Prill 2024

Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj bizneseve

Prishtinë, 20 tetor - Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar i cili në periudhën prej 12 deri më 18 tetor ka bërë përpjekje që të përfitojë nën kanosje dhe detyrim, posaçërisht ndaj bizneseve.

`Me anë të mesazheve nga telefoni mobil ka kërcënuar pesë pronarë të bizneseve të Ferizajt , se nëse nuk i paguajnë shumat e kërkuara nga ai e të cilat janë sjellur prej 15.000 deri 40.000 euro, ata do të kenë pasoja në objektet e tyre të biznesit, ndërsa anëtarët e familjeve të tyre do të kidnapohen`, i kanë bërë të ditur detajet zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Gjatë intervistimit nga ana e hetuesve, i dyshuari me inicialet A.H. 28 vjeçar në detaje ka përshkruar veprimet e tij , si dhe nga ai është konfiskuar telefoni mobil me kartelë dhe numër të njejtë, prej të cilit janë dërguar mesazhet kërcënuese.

Me urdhër të Prokurorit Komunal në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)