24 Prill 2024

Arrestohet drejtori i kompanisë së sigurimeve

Prishtinë, 26 nëntor - Gjatë realizimit të urdhëresës së pranuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës sot në orën 10:30 në Prishtinë është arrestuar drejtori i kompanisë së sigurimeve "Kosova e Re".

Si pjesë e procedurës hetimore, me të njëjtën urdhëresë është arrestuar edhe këshilltari i drejtorit nga kompania e njëjtë.

Që të dy të dyshuarit, njëri kosovar shqiptar e tjetri kosovar turk janë arrestuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Urdhëresa është realizuar nga oficerët e Policisë së Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Kundër Korrupsionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)