19 Tetor 2021

Arrestohet 1 person për skema piramidale dhe bixhoz te paligjshëm

Pejë, 9 shtator - Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor Istog dje rreth orës 21:00, deri sa ishte duke patrulluar në fshatin Rakosh-Istog, në brendi të një lokali ka vërejtur disa persona, pas kontrollit qe iu është bërë lokalit janë vërejtur disa tiketa të lojërave të fatit.

Njësitet relevante te Stacionit Policor Istog, menjëherë ju kanë përgjigjur vendit tÑ‘ ngjarjes, aty është konfiskuar një shtëpize (kompjuter), që dyshohet së është përdorur për lojëra të fatit.

Policia ka arrestuar të dyshuarin (pronarin e lokalit) të njëjtit iu është shqiptuar flet gjoba prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anticovid, dhe i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)