24 Maj 2022

Arrestohen tre persona të dyshuar për posedim të narkotikëve

Prishtinë, 6 shtator - Me datë 05.09.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve-  Njësia Rajonale në Prizren përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se të  dyshuarit O.SH (1997), F.B (1988) dhe H.SH (1995) në Prizren, dyshohej se ishin duke shitur dhe shpërndarë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Zyrtarët policorë kanë reaguar menjeherë dhe pas një pune operative dhe hetimore kanë arrestuar në flagrancë tre të dyshuarit e lartëcekur.

Në lidhje me rastin  është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe të një lokali të cilin të dyshuarit e lartëcekur, dyshohet se e shfrytëzonin për paketim, shitje dhe shpërndarje të   substancave narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes janë konfiskuar si provë materiale: 

Dy (2) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.37 gramë

Njëzet e tetë (28) qese plastike me substancë të dyshuar  narkotike të llojit marihuanë me peshë 21.44 gramë 

Mbetje e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.44 gramë 

Një (1) peshore  elektronike me  mbishkrimin “Pocket Scale “ 

Tetëdhjetë e shtatë (87) qese të zbrazura plastike 

Një (1) qese plastike ngjyrë e bardhë , brenda saj ishin disa dëshmi 

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar  narkotike të llojit marihuanë me peshë 20.74 gramë 

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar  narkotike të llojit marihuanë me peshë 315.38 gramë

Mbetje e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 99.74 gramë ( brenda me qese dhe cigare të përdorura)

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar  narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.66 gramë

Një (1) kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 374.79 gramë 

Një (1 ) motor pa targa, me çelsa të motorit dhe çelësi i lokalit që është shfrytëzuar nga njëri prej të dyshuarve të arrestuar (O.SH) .  

Një (1) telefon celular  ‘Samsung‘ pronë e të dyshuarit  O. SH.  

Një (1) telefon mobil ‘Iphone 12’ 

Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 850.56 gramë substancë e dyshuar marihuanë e cila ishte e ndarë në paketime të vogla. 

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e  pa autorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge” neni 267 i  KPK-sÑ‘. 

Ndaj dy të dyshuarve është caktuar  masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i tretë me urdhër të prokurorit të shtetit në Prizren  i dorëzohet stacionit policor në Prizren për procedurë të mëtutjeshme hetimore lidhur me veprën “ Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare “.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2022

- Instituti Demokratik i Kosovës mbanë diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!” një diskutim i përbashkët i përfaqësuesve të shoqërisë civile me pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

- OJQ "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - Inject" organizon konferencën përmbyllëse  të Projektit me titull “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Christopher Hyland, kontribues në Pavarësinë e Kosovës në SHBA-të dhe në prezantimin e shtetit tonë te ish-presidenti amerikan Bill Clinton. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

- Mbahet edicioni i 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS, që i dedikohet bizneseve të sektorëve të: Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes. Merr pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. (Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i pestë i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Hotel Grand, salla e Kuqe, ora 11:00)

- Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të “Fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge” organizon një kampanjë me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge” me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e lëmoshës cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre për Ligjin për Lotarinë e Kosovës dhe pagat për këta punëtorë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon debatin e parë mbi politika nën temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re në Prishtinë, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Drita mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Llapi mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 15:00)

 Fondacioni Lumbardhi hapë sezonin e programeve që kremtojnë 70-vjetorin e kinemasë me promovimin e librit “Lumbardhi: një histori episodike” dhe fillimin e programit të filmit LXX në ekran të madh. (Kino Bahçe në Prizren, ora 19:00)