25 Prill 2024

Arrestohen tre persona për kontrabandë me armë

Prishtinë, 19 prill - Policia e Kosovës ka arrestuar të martën tre persona me dyshimin e bazuar për kontrabandë me armë dhe municion.

Në njoftimin e policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në vazhdimësi të hetimeve të një rasti kontrabandë me armë dhe municion, ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “Glloboqica”, i cili është realizuar me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake.

Gjatë operacionit janë kontrolluar shtëpitë edhe lokalet përcjellëse në zonën e drejtorisë rajonale të Ferizajt dhe janë arrestuar një grup i strukturuar i të dyshuarve të cilët dyshohet se në vazhdimësi kanë kryer veprat penale të lartcekura. Të arrestuarit janë: Q. Ceka 1981, I. Ceka 1962, B. Ceka 1969, të gjithë shtetas kosovarë.

Gjatë realizimit të kontrollit të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e armatimit dhe municionit:

5 pushkë automatike (1 AK 47 dhe 4 të tjera prodhim suedez), 1 pushkë M 48, 1 revole 9 mm, 1 karabinë zvicerane, 1 pushkë gjysmë-automatike, prodhim jugosllav, 1 palë dylbi ushtarake dhe qindra fishekë të kalibrit të ndryshëm.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se ky rast është hetuar në bashkëpunim me disa shtete të rajonit dhe është një dëshmi se shtetet e rajonit kanë shtuar nivelit e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)