25 Prill 2024

Arrestohen gjashtë të dyshuar për rrëmbimin e dy personave

Prishtinë, 7 korrik  - Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë të dyshuar të cilët kanë rrëmbyer dy persona me datën 06 07 2010 rreth orës 10:00, në dalje të Prishtinës dhe janë mbajtur aty deri në ndërhyrje të policisë, asnjëri nga viktimat nuk ka pësuar lëndime gjatë kohës sa kanë qëndruar të izoluar.

Zyra për informim e Popicisë së Kosovës njofton se, me datën 06.07.2010 rreth orës 13:40 në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është paraqitur ankuesi H. Sh. i cili ka raportuar në polici se vëllai i tij E. Sh, së bashku me shokun e tij Y. I, janë rrëmbyer nga persona të panjohur.

Të dyshuarit kishin kërkuar nga ankuesi një shumë të hollave në vlerë 180.000 (njëqind e tetëdhjetë mije euro), për ti liruar personat të cilit ishin rrëmbyer.

Policia e Kosovës konkretisht njësia e hetimeve rajonale e Prishtinës i është përgjigjur rastit dhe ka filluar të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të bërë lirimin e personave të rrëmbyer.

Pas identifikimit të personave të dyshuar dhe gjetjes së lokacionit nga njësia e hetimeve rajonale të Prishtinës është organizuar një operacion taktik dhe falë një intervenimi shumë profesional ka arritur të lirojë viktimat ndërkohë të gjithë personat e dyshuar të përfshirë në rastin e rrëmbimit janë arrestuar: B. A i lindur më 1975, N. A/1972, L. A/1967 , T. A/1982, M. O/1974, N. B/1971, të gjthë shqiptarë të Kosaovës.

Gjatë arrestimit është gjetur një pistoletë nga një i dyshuar. Dyshohet se motivi i këtij rasti është një borxh në vlerë prej 180.000 mijë € që njëri nga viktimat e këtij rasti ju ka pasur të dyshuarve. Në konsultim me Prokurorin Publike të Qarkut të dyshuarit janë ndalur dhe dërgohen në mbajtje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)