18 Prill 2024

Arrestohen dy persona te dyshuar për krimit të organizuar

Prishtinë, 27 maj - Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës bashkë me njësitë e specializuara, nën drejtimin e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) kanë arrestuar dy persona pas një hetimi të gjerë të krimit të organizuar.

Ky operacion, që  ndërlidhej me trafikimin e narkotikëve, u realizua në rajonin e Prizrenit dhe ishte i përcjellë në të njëjtën kohë me bastisje nga ana e Policisë së Shqipërisë në rrethinën e Kukësit, Shqipëri

Policia e Kosovës i ka kryer disa bastisje dhe ka sekuestruar materiale, ku përfshihet një armë e zjarrit dhe shuma të mëdha parash.  Në këtë hetim të gjatë janë përfshirë një numër i shërbimeve policore nga vende të ndryshme.  Në lidhje me këtë rast, në të kaluarën janë sekuestruar sasi të mëdha të narkotikëve.  Vlerësohet se narkotikët kishin për destinacion Evropën Perëndimore.

Në operacionin e sotëm, nga ana e Policisë së Shqipërisë është  arrestuar një person në rrethinën e Kukësit.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën E Qarkut në Prishtinë u ka caktuar të dy personave masën e paraburgimit prej një muaji. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)