18 Prill 2024

Arrestohen dy persona për “posedim të paautorizuar të armës” dhe “ lëndim i lehtë trupor”

Pejë, 20 tetor - Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 19 tetor 2021, është njoftuar nga viktima se në fshatin Jabllanicë-Pejë, pas një fjalosje me të dyshuarin e parë, viktima goditet disa herë me grushte dhe i shkaktohen lëndime të dukshme në fytyrë i dyshuari  largohet nga vendi i ngjarjes, më pas sulmohet edhe nga i  dyshuari i dytë i cili del nga vetura dhe me një pjesë të armës e godet në kokë viktimën duke i shkaktuar lëndime.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, janë arrestuar dy të dyshuarit, dhe ne bashkëpunim të plote me prokurorin e shtetit, është bastisur shtëpia e personave tÑ‘ dyshuar:

Q. E. lindur me 1968,

E.E. lindur me 1994.

Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:

një (1) armÑ‘ e ashtuquajtur (sharc) 

një (1) karikator i armÑ‘s AK-47,

tridhjetÑ‘ (30) fishekÑ‘ të armës AK-47,

dy (2) kondak të drurit të armës

tri (3) palë dylbi të armës 

Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)