19 Prill 2024

Arrestohen dy persona për dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin

Prishtinë, 17 tetor - Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Komunën e Malishevës, për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se dy të arrestuarit  janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë në ndalim.

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)