19 Prill 2024

Arrestohen dy inspektor për keqpërdorim të detyrës

Prishtinë, 28 tetor - Me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit, Policia e Kosovës ka arrestuar një inspektor fitosanitar kufitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe një inspektor veterinar kufitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Arrestimi i personave të dyshuar është kryer mbrëmë rreth orës 19:30 nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit –njësia e Ferizajt në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Ferizajt.

Personat e arrestuar janë M. S., viti i lindjes 1963 nga komuna e Shtimes me banim në Prishtinë dhe N. Z., viti i lindjes 1967 nga komuna e Gjilanit.

Sipas hetimeve policore, të dyshuarit, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanë pranuar mallra nga importuesit e ndryshëm me qëllim të ekzaminimit në laborator të agjencisë dhe mostrat e marra nuk i kanë dorëzuar për ekzaminim, por i kanë shitur nëpër depo të ndryshme biznesore me qëllim të përfitimit material.

Malli është konfiskuar dhe do të përdoret si provë në Gjykatë. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar Publik Komunal në Ferizaj dy të dyshuarve iu ka caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)