24 Prill 2024

Arrestohen 3 persona të dyshuar për “Grabitje”

Pejë, 31 mars - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me 26 mars rreth orës 16:00, Policia është njoftuar se në fshatin Suhogerll - Istog, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar veturën e cila ishte duke qarkulluar në atë rrugë, të dyshuarit nën kërcënimin e armës kanë kërkuar që viktimat njëri nga ta i mitur, të largohen nga automjeti.

Viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa nga të dyshuarit nga viktimat kanë marrë: nëntëqind (900) euro, dy telefona të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy kilometra nga vendi i ngjarjes e braktisur.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Stacioni Policor Istog dhe njësiti i Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me dje është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) të dyshuarit e këtij rasti.

Me qellim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri (3) lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) armë të gjata tre karikator.
   
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy (2) të dyshuarve  është caktuar masa e ndalimit policor  prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)