29 Mars 2024

Arrestohen 2 persona te dyshuar për vrasje në tentativë dhe rrahje

Pejë, 5 janar - Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 22 dhjetor 2021 rreth orës 22:00, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në një lokal në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty është informuar se katër (4) persona të lënduar nga mjetet e mprehta janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive të Policisë, me 3 janar të këtij viti rreth orës 23:00, është arritur vendndodhja e dy (2) personave të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga Policia.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)