26 Prill 2024

Aprovohet struktura organizative e Policisë së Kosovës

Prishtinë, 18 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, në përputhje me autorizimet e dhëna sipas Ligjit për Policinë e Kosovës 03/L-035, Neni 5 dhe Neni 31, Paragrafi 3, si dhe duke u bazuar në  propozimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka aprovuar Strukturën Organizative të Policisë së Kosovës.

Struktura Organizative e Policisë së Kosovës është në përputhje të plotë me Legjislacionin në fuqi dhe dokumentet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ristrukturimi i Policisë së Kosovës siguron ngritje të efikasitetit dhe efektivitetit në punë, me qëllim të implementimit të misionit të saj.

Ministria e Punëve të Brendshme duke udhëhequr me parimin e llogaridhënies dhe mos ndërhyrjes në çështje operacionale do të vazhdojë me hartimin e politikave zhvillimore për Policinë e Kosovës.

Po ashtu, MPB gjithnjë do të synojë ngritjen e nivelit të sigurisë publike, parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve shtetërorë, si bazament për forcimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)