25 Tetor 2021

Ambasadorët njoftohen me Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të FSK-së

Prishtinë, 9 shtator - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, priti në takim ambasadorët e Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.

Me këtë rast, ministri Mehaj i njoftoi ambasadorët me projektet dhe aktivitetet në proces në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, duke u fokusuar në objektivin e tij për zhvillimin dhe modernizimin e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të FSK-së (QNTKSH).

Për këtë, ministri Mehaj theksoi se ky objektiv ndërlidhet me konceptin e “smart-defence” që nënkupton funksionalizimin e plotë të kësaj Qendre, sipas standardeve më të larta të qendrave të vendeve perëndimore, anëtare dhe partnere të NATO-s.

Më pas, ministri Mehaj, i shoqëruar nga ambasadorët, z. Grondahl,  znj.Ahliny dhe  znj. Stjernvall si dhe gjeneral Cikaqin, vizituan QNTKSH të FSK-së në Pomazatin, ku u pritën nga zv.komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, kolonel Shaip Haziri dhe drejtori i kësaj Qendre, John Doone.

Gjatë kësaj vizite, ambasadorët patën rastin të njoftohen për së afërmi me historikun e Qendrës, misionin, strukturën organizative, të arriturat e deritashme personelin, pajisjet, infrastrukturën, stacionarët e trajnimit, aktivitetet e deritashme, sfidat dhe vizionin për të ardhmen.

Të tre ambasadorët shprehën përshtypjet e thella me ato që u prezantuan dhe shprehën gatishmërinë e tyre që të mbështesin objektivin e ministrit Mehaj nga kapacitetet e tyre shtetërore, respektivisht qendrave të tyre nacionale, të fushës përkatëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)