29 Mars 2024

Aleanca e Gruas kërkon lirimin e Blerim Kuçi

Prishtinë, 19 prill - Aleanca e Gruas së Kosovës në mbledhjen e KD-së, të mbajtur me 19 prill 2011, diskutoi me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit në skenën politike të Kosovës.

Këshilli Drejtues i Aleancës së Gruas së Kosovës me këtë rast  reagon në lidhje me arrestimet dhe përndjekjet e ish-ushtarëve të UÇK-së, përndjekje të cilat kanë prapavijë politike dhe qëllim të diskretitimit të vlerave të Luftës Çlirimtare.

Anetaret e Aleancës së Gruas së Kosovës, me theks të veçantë shprehin shqetësimin e thellë për  burgosjen e Blerim Kuçi, kryetar i Degës së AAK-së në Therandë, kryetar i komunës së Therandës dhe Sekretar Organizativ i AAK-së.

Këshilli Drejtues i  AGK-së  mbështetë fuqishëm qëndrimin parimor të Kryetarit Blerim Kuçi, duke qenë të bindur se puna e tij në Komunën e Therandës dhe në aktivitetet tjera është e nivelit më të lartë.

Kuqi dhe ish ushtarët e UÇK-së, pjestarët e së cilës  luftuan për të mbrojtur, në radhë të parë, pragun e shtëpisë, fëmijët dhe familjet tona,  nga pushtuesi serb i cili la pas rreth 15 mijë të vrarë, mijëra të zhdukur, mijëra gra të dhunuara e qindra mijëra shtëpia të shkatërrura.  Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe pikërisht për këtë arsye edhe NATO- ndërmori aksionin ushtarak.

Aleanca e Gruas së Kosovës  i bënë thirrje EULEX-it që të punojë në ndëshkimin e kriminelëve të vërtetë të luftës, që shkaktuan dhjetëra mijëra viktima në Kosovë.

Gjithashtu AGK kërkon nga EULEX-i që të punojë sipas parimeve më të larta të drejtësisë dhe të mos ndërprejë punën e institucioneve,  në këtë rast, të Kryetarit të zgjedhur me votën e lirë dhe në formë demokratike nga qytetarët e Komunës së Therandës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)