23 Prill 2024

Aktakuzë për tregti të ndaluar dhe shpëlarje të parave

Prishtinë, 16 gusht – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër katër të pandehurve me inicialet A.B., V.M., A.A., A.T.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehuri me inicialet A.B., V.M., A.A., A.T,, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar’’ nga neni 305 paragrafi 1 i Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, katër të pandehurit me inicialet A.B., V.M., A.A., A.T, dyshohet se kanë kryer edhe veprën penale ‘’Shpëlarja e parave”, nga neni 302 i Kodit nr. 06/L-074) Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 56 paragrafi  1, nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr.05/L-096 për Parandalimin e Shpëlarjes së Parasë dhe Financimin e Terrorizmit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)