30 Janar 2023

Aktakuzë për marrje të ryshfetit dhe dëmtim të varreve

Prizren, 2 gusht - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 1, dhe “Dëmtimi i varreve apo kufomave” nga neni 413  paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 28.12.2021 tek varrezat e qytetit në Prizren, i akuzuari B.K., në cilësinë e personit zyrtar si nëpunës i kompanisë regjionale për mbeturina ‘’Eko Regjioni Sh.A.’’ me seli në Pizren, me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon përfitim material për vete në mënyrë që të veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që të dëmtuarit N.B., nga Prizreni i kërkon shumën e parave prej 150 € (njëqind e pesëdhjetë euro) me kusht që t’ia sigurojë hapësirën për varrimin e bashkëshortes së tij të ndjerë, me ç’rast i dëmtuari pranon kërkesën e tij dhe i akuzuari merr shumën prej 150 €.

Po ashtu, i njëjti pa autorizim gërmon, mih, rrënon, heq, dëmton, shkatërron ose përdhos varrin e së ndjerës Sh.T., e cila ka ndërruar jetë në vitin 2001, në atë mënyrë që në hapësirën e varrit të së ndjerës në fjalë, varros kufomën e së ndjerës tjetër H.B.

Me këto veprime i pandehuri B.K., ka përmbushur elementet e veprave penale të lartëcekura.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.​



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)