28 Mars 2024

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë, 9 nëntor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër një (1) personi me inicialet S.B. për veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullsisë civile’’.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj të pandehurit S.B., është ngrit aktakuza për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullsisë civile’’ e ndëshkueshme sipas nenit 142 të Ligjit penale të ish-RSFJ-së, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

I pandehuri S.B. akuzohet se gjatë kohës së luftës, gjatë viteve 1998 – 1999,  kishte marr peng dy viktima të rastit (bashkëshortë) T.K. dhe R.K., qytetarë të moshës 60 vjeçare, si dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psikik, ndërkaq ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bellopojë Komuna e Pejës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)