02 Shkurt 2023

Aktakuzë ndaj një personi për kontabandim me migrantë

Gjakovë, 4 gusht – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.E., shtetas i Republikës së Kosovës,  për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, nga neni 164 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës,  më 30 qershor 2022, në aksin rrugor Malishevë-Gjurgjicë, i pandehuri K.E., është zënë duke kontabanduar migrantë, me automjetin e tij, furgon të llojit “Mercedes”, ku kishte bërë marrëveshje paraprake me migrantët, për shërbimin e transportit dhe për shumën e parave që duhet të paguanin.

I njëjti, nga fshati Dobroshë, Komuna e Prizrenit, i merr (34) tridhjetekatër shtetasit e huaj, Sirian, të dëmtuarit, A.B., M.B., I.A., A.H., M.A., A.A., A.A., M.D., O.K., A.A., M.A., F.K.,T.S., M.GJ., M.J.,T.A., A.A., A.B.,A.SH., H.A., Y.A., M.A., A.M., M. Rr., H.H., H.K., A.F., B.H., T.H., I.H., S.Y., M.Y., M.A.,A.M., për ti transportuar në drejtim të Mitrovicës, ku të njëjtit kishin synuar të shkonin në Serbi, e më pastaj në ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian.

I pandehuri ndalohet nga policia, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku rezultoi se po kontabandonte me shtetas Sirian.

Ndaj të pandehurit E.K., Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka parashtruar kërkesë  për caktimin e masës së paraburgimit,  dhe nga data 30 qershor 2022 gjendet në paraburgim.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K.E., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)