28 Mars 2024

Aktakuzë kundër tre personave për mashtrim e legalizim i përmbajtjes së rreme

Prishtinë, 11 janar - Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.C., për shkak të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, sipas KPRK-së, si dhe ndaj të pandehurve A.B. dhe V.L., për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, nga neni 395 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.C., nga viti 2018 e deri më 27 janar 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore është prezantuar rrejshëm dhe i ka fshehur faktet duke falsifikuar autorizimin, me të cilin e ka autorizuar avokaten tani të ndjerën T.Q., për të lidhur kontrata mbi shitblerjen e paluajtshmërisë, si dhe duke e vënë në lajthim noterin S.B., ashtu që i ka nxitur disa të dëmtuar të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe të njëjtëve ua ka prezantuar një pronë në lagjen Matiçan si të tijën, duke ua shitur në vlerë prej 7 mijë euro për një ari dhe në vitin 2018 ka marrë nga të dëmtuarit shuma prej 65 mijë euro, 30 mijë euro dhe prej të dëmtuarit tjetër shumën prej 4 mijë e 50 euro, në emër të kaparit.

Gjithashtu, i pandehuri i lartcekur ka falsifikuar dokumentin publik (pasaportën e vëllait të tij), duke e hequr fotografinë e këtij të fundit dhe vendosur fotografinë e tij, me të dhënat personale të vëllait, ashtu që me këtë e ka vënë në lajthim noteren M.K., për të legalizuar një çështje të pavërtetë që mund të shërbej si provë në procedurë ligjore, ku me pasaportën e falsifikuar ka autorizuar vetveten për shitblerjen e njësisë kadastrale në Matiçan  

Ndërkaq, i pandehuri A.B., më 15 nëntor 2021, në Prishtinë, në zyrën e noteres M.K., me dashje të njëjtën e vënë në lajthim, me qëllim që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, e cila është e paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, ashtu që me letërnjoftimin e falsifikuar nga i pandehuri E.C., ky i fundit e ka nënshkruar dhe noterizuar autorizimin për përfaqësim, ndërsa i pandehuri V.L., më 20 janar 2022, në Prishtinë, në zyrën e noterit S.B., me dashje të njëjtin e ka vënë në lajthim me qëllim që të vërtetojë një çështje të pavërtetë, e cila është paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore, ashtu që me pasaportën e falsifikuar ka nënshkruar dhe noterizuar autorizimin, me të cilin e ka autorizuar avokaten tani të ndjerën T.Q., për të lidhur kontratat mbi shitblerjet e paluajtshmërive.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)