24 Tetor 2021

Aksidentohet autobusit nga Kosova në Kroaci, 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Zagreb, 25 korrik - Të paktën 10 veta humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur nga pasojat e një aksidenti në Kroaci.

Autoritetet thanë se një autobus doli nga autostrada ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë të dielën në mëngjes afër Slavonski Brodit.

Policia tha se autobusi kishte targa të Kosovës dhe ishte në një rrugëtim të rregullt nga Gjermania për në Prishtinë. Shkaqet e aksidentit nuk u bënë të ditura menjëherë.

Shefi i policisë lokale Franjo Galic tha se autobusi ishte me më shumë se 60 udhëtarë. Ai e përshkroi si "një nga aksidentet më të rënda që kam parë ndonjëherë".

Shoferi i autobusit u gjet gjallë në vendin e aksidentit dhe u arrestua. Ne jemi duke përfunduar hetimet. Së shpejti do të dorëzohet një raport dhe do të ngrihet kallëzim penale (ndaj shoferit)”, tha zëvendës prokurori Slavko Pranjiç.

Të plagosurit u transferuan në spitalin në Slavonski Brod. Shefi i spitalit Josip Samarxhiç, tha se tetë persona janë më lëndime të rënda.

Ministria e Jashtme e Kosovës tha se nga të dhënat e konfirmuara deri para mesditës, “kanë humbur jetën 10 persona, bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda”.

"Këta njerëz janë qytetarët tanë që punojnë në Gjermani, dhe të gjithë po udhëtonin për në Kosovë për pushime”, tha ambasadori i Kosovës në Kroaci Gëzim Kasapolli.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç,shkroi se me trishtim të madh e ka marrë lajmin për aksidentin e autobusit me targa të Kosovës.

“Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllime të thella. Shpresoj që udhëtarët e e plagosur të shërohen”, shkroi ai.

“Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe do të heqim shpenzimet për qëndrimin këtu të gjithë atyre që u plagosën dhe ata që shpëtuan pa pësuar në aksident. Të gjithë do të riatdhesohen në Kosovë në disa faza, për shkak të gjendjeve të ndryshme mjekësore të të plagosurve. Ne do të ndihmojmë me të gjitha mjetet", tha kryeministri Plenkoviç i cili në orët e mbrëmjes qëndroi në vendin e aksidentit bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen gjatë verës për pushime në vendlindje dhe shteti ynë, ekonomia jonë dhe mirëqenia varet prej tyre. Kjo fatkeqësi është tepër e rëndë për ne. Duke ju falënderuar solidaritet këtu bashkë do ja dalim më lehtë andaj ngushëllime familjarëve dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviç”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)