25 Prill 2024

Aksident trafiku, 2 civil vdesin 4 ushtar të KFOR lëndohen

Prishtinë, 6 mars - Dje rreth orës 10:00 paradite ka ndodhur një aksident rrugor tragjik në mes të një veture të KFOR-it dhe një veture civile, në një rrugë në afërsi të fshatit Trudna.

Sipas raporteve të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it është konfirmuar se dy civilë kanë vdekur dhe katër ushtarë të KFOR-it janë lënduar.

Të gjithë  ushtarët e lënduar fillimisht janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe pastaj janë dërguar në spitalet ushtarake në Prizren dhe Bondsteel ku janë duke marrë trajtim mjekësor.

Komandanti i ‘Battle Group’ Shumëkombësh Qendër, Gjeneral-brigadier Seppo Toivonen, shpreh ngushëllimet e tij për familjet që humbën më të dashurit, duke shpresuar se të gjithë të lënduarit do të shërohen sa më parë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)