28 Mars 2024

Aksident rrugor, tre të vdekur dhe pesë të lënduar

Prishtinë, 11 gusht - Tre persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar rëndë mbrëmë rreth orës 22 në aksin rrugorë Kievë -Balicë të komunës së Malishevës.

H. Gashi 38 vjeç, A. Gashi 22 vjeç dhe B. Gashi 8 vjeç po udhëtonin me një automjet të tipit ”Mercedes” dhe sipas informacioneve të policisë shoferi nuk ka mundur të përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe është përplasur me një furgon, që vinte në anën e kundërt të aksit rrugorë.

Ditët e fundit aksidentet në rrugët e vendit tonë janë shtuar, varësisht planit operativ të policisë për fat të keq këto ditë ka pasur mjaft aksidente me pasoja fatale, pohon zëdhënësi Berisha.

Brenda dy javësh në komunën e malishevës kanë ndodhur dy aksidente me pasoja të rënda, si në njerëz ashtu edhe automjete. Në aksidentin e mbrëmshëm, janë lënduar rënd edhe pesë udhëtarë, të cilët janë dërguar urgjentisht në QKUK për trajtim mjekësor.

Komandanti i Trafikut Rajonal me hetues kanë bërë hetime në vendin e ngjarjes, ku i pranishëm ishte edhe prokurori.Tre trupat e pajetë janë dërguar në QKUK-për autopsi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)