25 Prill 2024

AKK dhe AIP zotohen për bashkëpunim në ruajtjen e të dhënave personale

Prishtinë, 21 mars - Drejtori i Agjencisë kundër Korrupcionit, Yll Buleshkaj u takua sot me Komisioneren për Informim dhe privatësi Krenare Sogojeva Dermaku,  për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes AKK-së dhe AIP-së, në parandalimin dhe luftimin e korrupcionit dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve për forcimit  dhe ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, tha se prioritet në realizimin të fushëveprimit të Agjencisë kundër Korrupsionit në parandalim dhe luftim të korrupsionit është transparenca dhe llogaridhënia e institucionit, në veçanti bashkëpunimi me mediat dhe organizatat Jo-qeveritare, gjithnjë brenda kornizave ligjore, duke ruajtur dhe trajtuar me kujdes konfidencialitetin e rasteve dhe  informatave që janë të garantuara e ligj.

Në anën tjetër, Komisionerja për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva e njoftoi Drejtorin  e AKK-së, Yll Buleshkaj, për veprimet dhe vendimet e AIP-së gjatë monitorimit të zbatimit të Ligjit për Qasje Dokumente Publike dhe  Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndërsa  theksoi se bashkëpunimi ndër-institucional është i domosdoshëm  për të respektuar në përpikëri kornizën ligjore që lidhet me llogaridhënien dhe transparencën dhe në mënyrë paralele duke garantuar ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave personale.    

Në takimin mes dy  udhëheqësve të institucioneve të pavarura u diskutua edhe për procesin e deklarimit të pasurisë dhe Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj tha se në raport të zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me rastin e publikimit të regjistrave  të  deklarimit të pasurisë për afro 5000 zyrtarë të lartë publik, AKK do veproj me përpikëri maksimale që të ruhen të dhënat personale të subjekteve deklaruese gjatë publikimit të deklarimit të pasurisë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin në fuqi.  

Dy udhëheqësit e institucioneve u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë në zbatimin e ligjeve që bien në përgjegjësinë e zbatimit dhe monitorimit të të dyja institucioneve të pavarura me qëllimin e përbashkët të parandalimit dhe luftimit te korrupcionit duke respektuar legjislacionin në fuqi.   

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)