28 Mars 2024

Admirali Mark Fitzgerald të enjtën viziton Kosovën

Prishtinë, 23 qershor - Admirali Mark Fitzgerald, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli do ta vizitojë Shtabin Qendror të KFOR-it të enjten, dhe do të takohet me Gjeneral Lejtënant Markus Bentler.

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFC Naples) është komandë ushtarake e NATO-s. Komandanti i JFC Naples raporton tek Komandanti i Aleancës Supreme për Evropë (SACEUR) në Shtabin qendror të Forcave Aleate në Evropë, në Casteau, Belgjikë.

Si Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, Admirali Mark Fitzgerald aktualisht ka përgjegjësi operacionale për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe. Ai i ka marrë këto detyra më 30 nëntor të vitit 2007. 

Komandantët do ta mbajnë një konferencë për shtyp, me fillim në orën 14:35.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)