28 Mars 2024

Aancohen fushat e ndryshme të ekspertizës

Prishtinë, 24 mars - Grupi drejtues i ekspertëve evropianë  për dokumente, i cili është në kuadër të Rrjetit  Evropian të Instituteve Shkencore të Forenzikës (ENFSI), mbajti sot një takim në Prishtinë ku morën pjesë ekspertë vendorë edhe të huaj.

Me këtë rast, ministri Rexhepi tha se si një organizëm ku grumbullon ekspertët e fushave të ndryshme të forenzikës, Rrjeti Evropian i Instituteve Shkencore të Forenzikës vazhdon të luajë një rol pozitiv në drejtim të bartjes së dijes dhe të ekspertizës, tek të gjitha vendet që kanë kërkuar asistencë.

 “Vlerësimi juaj pozitiv sa i përket gatishmërisë për të mbështetur edhe vendin tonë, vetëm sa e konfirmon gatishmërinë e ekspertëve tuaj që të përmbushin synimin e tyre primar, e që është bartja e ekspertizave dhe përvojave shkencore te vendet me nevojë në shkencën e forenzikës”,  tha ministri Rexhepi.

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka përfunduar me procesin e rishikimit funksional të Ministrisë, e me këtë edhe ka filluar implementimi i rekomandimit për avancimin e strukturës së Laboratorit Nacional të Forenzikës në një agjenci të pavarur shkencore.

“Jemi në fazën e hartimit të legjislacionit përkatës që përcakton strukturën dhe përgjegjësitë e Agjencisë Nacionale të Forenzikës. Tanimë ka filluar procesi i ri-alokimit të stafit profesional dhe identifikimi i nevojave për rekrutim eventual të ekspertëve”, tha ministri Rexhepi.

Ai pohoi se brenda dy viteve të ardhshme pritet që me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe partnerëve të tjerë, të avancohen edhe fushat e ndryshme të ekspertizës të cilat deri më tani janë përmbushur me ndihmën e partnerëve nga vendet e rajonit dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Ndërsa u.d i kryeshefit ekzekutiv të Agjencionit të Laboratorit të Forenzikës, z. Blerim Olluri, tha se laboratori me staf prej 39 punonjësve vendorë, ofron eksperimentime të dokumenteve, dorëshkrimeve, armëve të zjarrit (IBIS), municionit, gjurmëve të veglave, gomave dhe këpucëve, gjurmëve të gishtave (AFIS), analiza kimike të drogave dhe analiza të AND-së. I tërë procesi i ekspertimeve zhvillohet përmes LIMES.  

Ai tha se në proces e sipër është drafti i Ligjit për themelimin e Agjencisë së Forenzikës, Akreditimi sipas ISO 17025, ku do të bëhet zhvillimi i kapaciteteve për analizë të eksplozivëve, dheut, xhamit, ngjyrës, fibrave etj. Po ashtu synohet edhe anëtarësimi në ENFS.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)