19 Prill 2024

AAK e dënon fuqishëm tentima tentatin ndaj deputetit Miletiq

Prishtinë, 5 korrik - Nënkryetari i AAK-së dhe deputeti i GP të AAK-së, Naim Maloku, ka mbajtur të hënën konferencë shtypi në selinë qendrore të parties, në të cilën ka deklaruar se “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dënon fuqishëm sulmin me armë zjarri kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Petar Miletiq, që ndodhi sot para apartamentit të tij, në veri të Mitrovicës”.

“AAK e konsideron këtë një akt të shëmtuar, të drejtuar drejtpërdrejt kundër jetës së deputetit Miletiq dhe kundër shtetit të Kosovës, në një moment shumë të ndjeshëm, kur për Kosovën do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

AAK fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të jenë më vepruese se kurrë në këtë rast, për të gjetur të vërtetën e këtij sulmi, për t’i kapur kriminelët dhe për t’i nxjerrë ata para drejtësisë.

AAK e ka vlerësuar gjithmonë të brishtë situatën në veri të vendit dhe, si gjithnjë deri më tani, edhe sot e fton qeverinë dhe institucionet e Kosovës që t’i rrisin masat e sigurisë, në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Kosovës, në mbrojtje dhe garantim të sigurisë dhe të tërësisë teritoriale dhe shtrirje të shtetit funksional edhe në veri të vendit.

Sulmi ndaj jetës së deputetit Miletiq dëshmoi edhe një herë domosdoshmërinë e fuqizimit të mekanizmave të rendit dhe të drejtësisë në atë pjesë të Kosovës dhe kalimin konkret nga koha e fjalëve në kohën e veprave, nga qeveria e Kosovës”, ka thënë nënkryetari Maloku në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp që u mbajt të hënën në selinë e AAK-së, si reagim ndaj tentimatentatit ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, z. Petar Miletiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)