29 Mars 2024

Varianti i ri i virusit rrit me shpejtësi infektimet

Londër, 23 dhjetor - Qeveria britanike tha të mërkurën se pjesë të mëdha të vendit do të vendosen nën kufizime tepër të rrepta për COVID-19 ndërkohë që një variant shumë ngjitës i virusit e ka çuar numrin e infektimeve në nivele rekord.

Varianti i ri i koronavirusit, i cili mund të jetë deri në 70% më ngjitës se sa i pari, ka bërë që numri i rasteve dhe shtrimet në spital të rriten. Britania raportoi rreth 40,000 infeksione të reja.

Numri i vdekjeve të regjistruara ishte 744, shifra më e lartë që nga prilli.

"Me këtë rritje të infeksioneve, të shtrimeve në spital dhe shtim të numrit të njerëzve që vdesin nga koronavirusi, është absolutisht jetike që të veprojmë," tha ministri i shëndetësisë Matt Hancock në një konferencë për mediat. "Ne thjesht nuk mund të festojmë atë lloj Krishtlindjesh që dëshirojmë të gjithë".

Të shtunën, masat për kufizime të rrepta u vendosën për Londrën, Anglinë juglindore dhe Uellsin.

Izraeli raporton raste me variantin e ri të virusit

Izraeli ka zbuluar katër raste të variantit të ri, shumë ngjitës të koronavirusit që është shfaqur në Britani, tha të mërkurën ministria izraelite e shëndetësisë.

Tre nga rastet ishin persona të kthyer nga Britania dhe po mbahen të izoluar në një hotel të destinuar si karantinë për e koronavirusin, tha ministria e shëndetësisë. Rasti i katërt është nën hetim, thanë zyrtarët.

Nga e mërkura në mbrëmje deri në 1 janar, të gjithë izraelitët që kthehen nga jashtë duhet të izolohen në objektet e karantinës, sipas një udhëzimi të postuar në faqen e internetit të ministrisë së shëndetësisë.

Izraeli nisi një fushatë vaksinimi të shtunën dhe ka vaksinuar deri tani 70,000 njerëz, nga 9 milion që është popullsia e tij, sipas ministrisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)