16 Prill 2024

UNICEF do të furnizohet me 170 milionë doza të vaksinës për 85 vende

New York, 26 shkurt - Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me AstraZeneca për të siguruar për 85 vende 170 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në një njoftim nga UNICEF-i thuhet se organizata dhe AstraZeneca arritën marrëveshje për furnizimin me vaksinat kundër COVID-19 në emër të programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, UNICEF do të furnizohet nga AstraZeneca me 170 milionë doza të vaksinës për 85 vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)