25 Prill 2024

Ulen infeksionet me COVID-19 dhe të hospitalizuar në Gjilan

Gjilan, 23 dhjetor - Nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nënkryetari Ismajli ka konfirmuar se në dy ditët e fundit, në këtë komunë ka ulje të infeksionit me COVID-19, sikurse edhe të të hospitalizuarve.

“Pavarësisht kësaj, unë apeloj tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat anti-COVID-19 sepse lufta kundër virusit vazhdon edhe më tutje, edhe atë në mënyrë agresive. Duke iu dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë, i lus që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte”, tha Ismajli.

Gjilan e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 7642 mostra, 3014 kanë rezultuar pozitivë, 2753 janë shëruar, 93 e kanë humbur betejën me virusin, 169 raste janë aktive, 36 në hospitalizim dhe 64 mostra në pritje për rezultat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)