19 Prill 2024

SHBA miraton vajksinën e dytë Moderna kundër Covid-19

Washington, 19 dhjetor - Një tjetër lajm i mirë vjen në kuadër të luftës me Covid-19. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar vaksinën e dytë, Moderna. Administrata për Ushqimin dhe Barnat dha autorizimin për vaksinën që mbështetet në teknologjinë RNA, e realizuar më pak se një vit nga identifikimi i patogjenit që shkakton COVID-19.

Moderna po punon me qeverinë amerikane për të përgatitur shpërndarjen e 5.9 milionë dozave duke filluar që këtë fundjavë.

Vendimi i entit rregullator bazohet në rezultatet një studimi me 30,000 vullnetarë që tregoi se vaksina është thuajse 95% e suksesshme në parandalimin e sëmundjes pa shkaktuar probleme anësore serioze.

Vendimi pason autorizimin për vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech që ka filluar tashmë të shpërndahet, ndërkohë që janë vaksinuar një numër punonjësish të shëndetësisë në shkallë vendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)