29 Mars 2024

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Prishtinë, 22 korrik - Ministriae Shëndetësisë ka bërë të ditur se njëzet e tetë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 sot në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këto rezultate dolën nga 2 mijë e 577 mostra të testuara.

Tetëmbëdhjet pacientë u shëruan nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, raste aktive mbeten 114, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Kosova ka regjistruar gjithsej 107,954 raste me koronavirus.

Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,575 janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë është duke u zhvilluar vaksinimi masiv i qytetarëve, që do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të regjistrohen për t’u imunizuar.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë mbi 333,705 vaksina.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)