25 Shtator 2021

Qendra Operative Emergjente apelon qytetarët që të vaksinohen masivisht

Gjilan, 23 korrik – Ekipi profesional dhe ndërinstitucional i Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, apelon qytetarët që të vaksinohen masivisht me qëllim të parandalimit të virusit Covid-19, e posaqërisht mësimdhënësit dhe punëtorët e institucioneve arsimore, pasi që punojnë direkt me rreth 30 për qind të popullatës së Komunës.

Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismajli, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu dhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Arbenita Hajdari, kanë njoftuar se stafi mjeksor është duke punuar vazhdimisht dhe me kujdes të veçantë në parandalim të virusit dhe trajtimin adekuat mjekësor, për çdo pacient që kërkon ndihmën e mjekut.

“Stafi mjekësor është vazhdimisht në shërbim të qytetarëve dhe pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekut. Vaksinimi është duke vazhduar në bazë të planifikimit dhe me respektimin e plotë të protokollit për vaksinim dhe deri më tani janë dhënë 17 mijë e 231, vaksina. Apelojmë bashkarisht, që mësimdhënësit dhe personeli i institucioneve arsimore të vaksinohet, sepse janë ata të cilët punojnë me fëmijët dhe nxënësit, e që në total, është rreth 30 për qind e popullatës së përgjithshme të Gjilanit. Drejtorët e shkollave duhet të jenë insistuesit e parë që stafi i tyre të jetë i vaksinuar, sepse nxënësit dhe fëmijët nuk duhet të jenë të rrezikuar nga mësimdhënësit e tyre”, kanë thënë ata mes tjerash.

Komuna e Gjilanit është duke pritur vendimin e qeverisë për decentralizimit të shërbimit të vaksinimit, në mënyrë që t’u lejohet Komunave që këtë shërbim ta bëjnë edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, sepse kjo do të mundësonte vaksinim të numrit më të madh të qytetarëve.

Për ndryshe, gjendja e përgjithshme në bazë të statistikave zyrtare konfirmohet se gjithsej në Gjilan kemi 6367 qytetarë të shëruar plotësisht, 147 qytetarë që kanë humbur betejën me Covid-19, 25 raste aktive, derisa janë testuar gjithsej 22 mijë e 28 qytetarë dhe të hospitalizuar sot janë vetëm 5 qytetarë që po monitorohen vazhdimisht nga mjekët e Spitalit të Përgjithshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)