19 Prill 2024

OBSH minimizon mundësinë që virusi të ketë dalë nga laboratori në Wuhan

Wuhan, 9 shkurt - Një grup i Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke hetuar origjinën e pandemisë së koronavirusit minimizoi mundësinë që virusi të ketë dalë nga një laborator afër Wuhan, në Kinë.

Lajmi është bërë i ditur nga një deklaratë për shtyp këtë të martë, shkruan FoxNews.

Në vend të kësaj teorie, ata besojnë që virusi të jetë transmetuar nga kafshët tek njerëzit, nëpërmjet ushqimit.

“Gjetjet tona fillestare sugjerojnë që hyrja përmes një specie ndërmjetëse pritëse është rruga më e mundshme dhe ajo që do të kërkojë më shumë studime dhe kërkime më specifike, të synuara”,  ka thënë eksperti i OBSH Peter Ben Embarek.

“Megjithatë, gjetjet sugjerojnë që hipoteza e incidenteve laboratorike nuk ka të ngjarë të shpjegojë futjen e virusit tek njerëzit,” tha Embarek.

“Prandaj nuk është hipotezë që ne këshillojmë të sugjerojmë studime të ardhshme … për të kuptuar origjinën e virusit.” ka shtuar ai.

Embarek bëri vlerësimin në fund të një vizite në metropolin qendror kinez të Wuhan, vendi ku një grup shkencëtarësh po heton origjinën e mundshme të koronavirusit.

Rastet e para të virusit janë gjetur brenda metropolit në dhjetor 2019.

Peter Ben Embarek, nga grupi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë
ka treguar me anë të një skeme, rrugët e transmetimit të virusit gjatë një konvente të përbashkët shtypi të mbajtur në fund të misionit të OBSH-së në Wuhan, Kinë.

Instituti i Virologjisë Wuhan u përball me akuza të shpërthimit të virusit dhe me marrjen e masave në mënyrë të ngadaltë për të ndaluar përhapjen.

Kina i ka kundërshtuar këto akuza duke thënë se origjina e virusit mund të jetë nga diku tjetër.

Grupi po shqyrton një numër teorish për mënyrën se si sëmundja përfundoi për herë të parë tek njerëzit.

Grupi i OBSH tashmë i ka tërhequr specialistë nga 10 kombe. Misioni i tyre ka për qëllim të jetë një hap paraprak duke hulumtuar në origjinën e virusit, i cili besohet të ketë origjinën tek lakuriqët e natës, transmetuar tek kafshët dhe më pas tek njerëzit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)