20 Prill 2024

Nis shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet e Bashkimit Europian

Bruksel, 24 dhjetor - Komisioni Europian njofton se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet e Bashkimit Europian.

Përmes një videoje të publikuar në “Twitter” KE thotë se dozat e vaksinave janë paketuar dhe janë nisur drejt vendeve anëtare të unionit.

“Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, ato u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian,” thotë KE.

“Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur gjatë, më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, vijon deklarata.

Kujtojmë që Rregullatori i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër vaksinës së Pfizer dhe BionTech, duke lejuar nisjen e vaksinimeve të para më 27 dhjetor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kanë premtuar se BE do ta ndihmojë edhe Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)