28 Mars 2024

MSH liron nga detyra u.d kryeinspektorin shëndetësor, Shaban Osmanaj

Prishtinë, 22  dhjetor - Pas rastit të foshnjës në Pejë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra u. d. kryeinspektorin e Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

MSH përmes një njoftimi për media, ka thënë se në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit. Sipas kësaj ministrie, konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoratit Shëndetësor.

“Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garantohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale”, thuhet njoftim.

MSH në të njëjtën kohë thotë se shpreh mbështetjen për Prokurorinë dhe Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi.

“Ndërsa u. d. Ministrja e Shëndetësisë ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar”, thuhet tutje në njoftim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)