19 Prill 2024

Mbi 81 milionë të shëruar nga koronavirusi në mbarë botën

Prishtinë, 14 shkurt - Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 81 milionë.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 81.000.014 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Katër vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (18.113.821), Indi (10.603.213), Brazil (8.678.327) dhe Rusi (3.577.907) ndërsa më pas radhiten Turqia (2.468.419), Italia (2.216.050), Britania e Madhe (2.125.331), Gjermania (2.112.000), Kolumbia (2.072.793), Argjentina (1.814.160), Meksika (1.535.786), Afrika e Jugut (1.385.996) dhe Polonia (1.336.467).

Ndërkohë në të gjithë botën 25.419.737 persona janë ende janë nën trajtim.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar 108.970.592 njerëz dhe duke shkaktuar 2.401.124 të vdekur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)