23 Prill 2024

Kroacia përkrahë Kosovën me një donacion prej 10 mijë vaksinash

Prishtinë, 6 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Ministrin kroat për punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Gordan Grlić Radman.

Në takim, marrëdhëniet ndërmjet dy popujve dhe shteteve janë vlerësuar të shkëlqyeshme që nga periudha e viteve të 90-ta e deri më sot, ndërkohë që të dy palët kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit në aspektin bilateral dhe mulitilateral.

Presidentja Osmani u njoftua se kërkesa e saj më 15 prill 2021 për një donacion simbolik të vaksinave kundër COVID-19 nga Kroacia ka marrë përgjigje pozitive, ndaj sot Ministri Grlić Radman solli lajmin e mirë për donacion prej 10 mijë vaksinash për qytetarët tanë.

Presidentja Osmani ka theksuar se procesi i dialogut me Serbinë nuk duhet ndërlidhur me liberalizimin e vizave, ngase sipas saj Kosova tashmë ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, pavarësisht se ka pas dyfish kritere më shumë se sa vendet e tjera. Zonja Osmani ka kërkuar mbështetjen kroate në këtë proces dhe Mininstri Grlić Radman rikonfirmoj mbështetjen e Kroacisë.

“Kosovës duhet t’i jepet liberalizimi i vizave menjëherë, sepse Kosova i ka plotësuar kriteret ndërkaq BE-ja duhet ta mbajë premtimin e jo ta konsiderojë liberalizim si peng të procese të tjera”, ka theksuar Presidentja Osmani. Më tej, zonja Osmani ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë shumë çështje që i lidhin, ndaj në këtë kontekst ka përmendur numrin e përafërt të personave të zhdukur me dhunë nga regjimi serb gjatë luftërave të viteve të 90-ta, duke shtruar nevojën për bashkëpunim konkret për zbardhjen e fatit të tyre.

Ndërkaq ministri Radman ka potencuar se shteti i tij e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Teksa Presidentja e ka falënderuar ministrin Radman për ndihmën, duke u angazhuar që bashkëpunimi të shtrihet edhe në sferën e partneritetit strategjik me theks të posaçëm në sferën e mbrojtjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)