29 Mars 2024

Kosova regjistron tetë raste të reja me koronavirus dhe asnjë vdekje

Prishtinë, 9 korrik - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar sot tetë raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,353 mostrave.

IKSHPK po ashtu ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja tregon se sot janë shëruar 10 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 149.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,835 pacientë me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar më 9 korrik se nga java e ardhshme, qytetarët do të mund të zgjedhin llojin e vaksinës kundër koronavirusit.

Aktualisht në Kosovë ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka ftuar të enjten qytetarët që të vaksinohen kundër koronvirusit, pasi sipas tij, ekspertët vlerësojnë se në vjeshtë pritet të ketë valë të re të pandemisë COVID-19

“Vjeshta duhet të na gjejë me sa më shumë qytetarë të vaksinuar. Është e vetmja mënyrë dhe me siguri se edhe nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, e që sipas ekspertëve është pothuajse e pashmangshme, vetëm të vaksinuar ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit, shëndetin ekonomik, social, ruajmë mirëqenien tonë”, ka thënë Vitia.

Vitia ka folur edhe për hezitimin e qytetarëve që të marrin vaksinën AstraZeneca, por ka theksuar se vaksinat që përdorë Kosova janë të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA).

Ai ka thënë se ky hezitim po vjen pasi individë të papërgjegjshëm me ose pa vetëdije po shkaktojnë dëme në shëndetin publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)