29 Mars 2024

Komiteti i Gjilanit nderon kontributin e jashtëzakonshëm të Ymer Demollit

Gjilan, 16 prill - Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Paraprakisht, Komiteti e ka nisur mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të kontributit të jashtëzakonshëm të zyrtarit komunal, njëherësh anëtar i këtij Komiteti, Ymer Demolli, i cili dje e humbi betejën me COVID-19.

Nënkryetari Ismajli e ka vlerësuar lartë angazhimin e Demollit në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili për dy dekada shërbeu në mënyrë profesionale në cilësinë e zyrtarit për planifikim emergjent.

Ndërkohë, nënkryetari Ismajli ka njoftuar se aktualisht 72 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm,  ndërkaq njoftoi se 624 raste janë aktive.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19399 mostra, 5938 kanë rezultuar pozitivë, 5185 janë shëruar, 129 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 624 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 72 persona, 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 171 mostra në pritje për  rezultat.


 

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)