28 Mars 2024

KFOR-i turk riparon degën e hematologjisë së Qendrërs së Mjekësisë Familjare

Prizren, 21 dhjetor - Nga ana e KFOR-it TURK është bërë riparimi i projektit të degës së Hematologjisë të Qendrës së Mjekësisë Familjare "Nënë Tereza" dhe është dhënë në përdorim sot.

Në këto ditë pandemie ku po e kuptojmë më mirë vlerën e shëndetit KFOR-i TURK po bashkon edhe një projekt tjetër me vëllezërit Kosovar e cila do të shërben njerëzve dhe shëndetit të  tyre, me këtë projekt na është shtuar edhe një unazë në mes të Kosovës dhe Turqisë e cila na lidh miqësinë tonë historike, unitetin dhe frymën e solidaritetit.

Në kuadër të projektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare "Nënë Tereza" janë dhënë: Pajise për analize të urinës, Pajise për analiza të gjakut, Mikroskop, Pajisje centrifuguese, Pajisje për distilim të ujit, Kolltuku për marrje të gjakut, Klima, UPS (furnizues për energji të pandërprerë), Kompjuter, Printer laserik, Tavolinë, Karrige, Dollap, Sistemi i ndriqimit, Instalimet elektrike në të njëjtën kohë me riparimin e murreve dhe dyshemes janë përmirësuar kushtet fizike.

Projekti në  tërësi ështe financuar nga ana e Republikës së Turqisë.

''Si KFOR-i TURK kemi mbaruar me sukses projektin e dytë në Klinë. Do të ndihemi të lumtur me vazhdimin e projekteve për zhvillimin e lidhjeve vëllazërore qindra vjeqare me Kosovën'', thuhet në njoftimin e KFOR-it turk.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)