29 Mars 2024

India regjistron 1.5 milionë të infektuar në vetëm një javë

New Delhi, 7 maj - India ka raportuar një tjetër rritje rekord rastesh ditore me koronavirus, ditën e sotme.

Totali i të infektuarve për të gjithë javën shkon kështu në 1.57 milionë ndërsa ritmet e vaksinimit në vend bien në mënyrë drastike nga mungesa e furnizimeve dhe problemeve të transportit.

Ndërsa vala e dytë dhe e ashpër e Covid-19 vijon të shpërndahet, numri i përgjithshëm i rasteve në vend tashmë ka shkuar në 21.49 milionë. Vatrat tashmë po përhapen nga qytetet e mbipopulluara në fshatra të largëta rurale që strehojnë gati 70% të 1.3 miliardë banorëve.

Të premten, rastet ditore ishin 414,188 kurse humbjet e jetës u rritën në 3,915, duke e çuar bilancin në  234,083.

Ekspertët thonë se përmasat reale të COVID-19 në Indi janë pesë deri në 10 herë më të larta se nivelet zyrtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)