28 Mars 2024

IKD: Shqetësuese mos respektimi i masave anti-COVID gjatë procesit zgjedhor

Prishtinë, 14 shkurt - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim në lidhje me mos respektimin e masave kundër virusit COVID-19, gjatë procesit zgjedhor.

IKD me vëmendje është duke monitoruar procesin e zgjedhjeve paralamentare në Republikën e Kosovës, ku ka të angazhuar 51 monitorues në nivel vendi, të cilët janë duke identifikuar parregulltësitë eventuale gjatë procesit zgjedhor.

Deri më tani, gjatë orëve të para të votimit, në shumë vendvotime është vënë re mos mbajtja e distancës nga një numër i madh i individëve dhe mos përdorimi i maskave. Madje, në disa vendvotime nuk ka të vendosur as dezinfektues duarsh.

IKD fton qytetarët që të ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin publik, duke respektuar në përpikmëri masat anti-COVID. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)