20 Prill 2024

Hoti: Të respektohen plotësisht masat kundër COVID-19

Prishtinë, 5 mars - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, në takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, ka biseduar për situatën epidemiologjike kundër COVID-19.

Pasi që vendi gjendet para një vale të re të shpërthimit të pandemisë COVID-19, u kërkua mirëmbajtja e masave në fuqi dhe respektimi i plotë i tyre. Ndërkohë që, institucionet shëndetësore janë duke punuar intensivisht për rritjen e kapaciteteve, sigurimin e barnave dhe rritjen e numrit të personelit mjekësor.

Nga shtabet komunale, policia, AVUK-u dhe Inspektoratet, u kërkua që të rrisin angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të bëjnë respektimin rigoroz të masave në fuqi.

Po ashtu, nga të gjithë qytetarët u kërkua që të respektojnë distancën fizike, të përdorin  maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.                                

Sa i përket furnizimit me vaksina, gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti COVID-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të  plotë të popullsisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)