28 Mars 2024

Çekia derë e hapur për shëndesinë në e Kosovës

Prishtinë, 24 shkurt - Ambasadorja e Republikës së Çekisë në Kosovë,  znj. Janina Hrebickova, tha sot se ambasada e këtij shteti në Kosovë do të jetë një urë lidhëse midis Prishtinës e Pragës, jo vetëm në rrafshin diplomatik, por edhe të shëndetësisë.

Ajo deklaroi kështu në Qendrën e Telemjekësisë të Kosovës, në përmbyllje të vizitës dy ditore të një delegacioni të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij shteti në Kosovë, pjesë e të cilit ishin ekspertë të fushës së menaxhimit shëndetësor dhe të fushave klinike.

Ambasadorja Hrebickova tha se Çekia do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën, ndërsa javëve në vijim, një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë do ta vizitojë Pragën me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në shëndetësi dhe finalizimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në shëndetësi midis Çekisë e Kosovës, që ishte një nga çështjet e diskutuara gjatë kësaj vizite të delegacionit çek në Kosovë, të kryesuar nga Ivo Hartmann, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë të Çekisë.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës Mybera Mustafa ka falënderuar shtetin çek për përkrahjen në shëndetësi dhe e ka cilësuar vizitën e tyre në Kosovë si shumë të suksesshme dhe të dobishme për Ministrinë e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës.

Në ditën e fundit të vizitës së tyre në Kosovë, ekspertët çek kanë ligjëruar dhe demonstruar praktikat e vendit të tyre në regjistrimin dhe distribuimin e barnave dhe në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.

Ligjëratat kanë qenë interaktive ku ekspertët vendorë kanë bërë pyetje dhe kanë ofruar përvojat e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)