29 Mars 2024

Bill Gates: Deri në vitin 2022 bota do ta mund koronavirusin përgjithmonë

New York, 25 mars - Bill Gates ka deklaruar se bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet, deri në fund të vitit 2022.

Sipas tij, kjo gjë do të bëhet e mundur falë vaksinimint kundër Covid.

Në një intervistë për gazetën polake “Gazeta Wyborcza” dhe transmetuesin televiziv “TVN24”, Gates deklaroi se pandemia Covid është “një tragjedi e pabesueshme”. Sipas tij shpresa e vetme ishte qasja në vaksina, të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

"Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet. Njerëz si unë paralajmëruan dhe thanë: ekziston një rrezik, dhe që ai të shmanget dhe të bëhen përgatitje duhet paguar një çmim të vogël.

Por fatkeqësisht, këto investime nuk u bënë me kohë," tha Gates.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)