19 Prill 2024

Bien për 17 për qind rastet me Covid në mbarë botën

Gjenevë, 15 shkurt - BSH njoftoi se ka një rënie me 17% të rasteve të reja me Covid në mbarë botën.

Numri më i fundit i OBSH-së regjistroi 3.15 milionë raste të reja të Covid-19 në të gjithë botën në një javë, një rënie prej 17 për qind nga java e kaluar dhe java e katërt rresht e rënies.

Gjithsesi, OBSH sugjeron se mund të ketë një ndryshim të madh midis situatës reale të rasteve me Covid-19 dhe asaj që perceptohet, edhe kur raportohet se numri i rasteve javore ka rënë në Afrikë, Amerikë, Azinë Juglindore, Evropë, Mesdheun Lindor dhe Paqësorin Perëndimor, të gjashtë të rajoneve të organizatës.

Sidoqoftë, rëniet janë më të dallueshme në vende të tilla si India, Japonia dhe Spanja dhe shumë më pak në Francë dhe Gjermani.

“Sigurisht që nuk është një lajm i keq, por ne ende nuk e dimë sa i mirë është”, tha për France24 virologu Jonathan Stoye, kreu i kërkimit në Institutin Francis Crick në Londër.

Infeksionet kanë rënë në Mbretërinë e Bashkuar (e cila raportoi një rënie prej 25 për qind), SHBA (20 për qind) dhe Brazili (10 për qind).

Por Jean-Stéphane Dhersin, zëvendës drejtori shkencor i Institutit Kombëtar të Shkencave Matematikore të Francës dhe një specialist në modelimin e epidemive, në një intervistë për FRANCE 24 ka thënë se të dhënat e OBSH-së ende tregojnë vetëm një pjesë të historisë: numrat në thelb tregojnë trajektoren e “klasike” të Covid-19 pa pasqyruar shfaqjen e varianteve.

“Ajo që është e dukshme në shifra është evolucioni i rasteve të infeksioneve me llojin më të madh të virusit, i cili është ende forma origjinale e Covid-19”, tha ai

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)