22 Tetor 2021

SHBA kërkojnë uljen e menjëhershme të tensioneve në veriun e Kosovës

Prishtinë, 23 shtator - Diplomacia amerikane bëri thirrje të enjten sërish për uljen e menjëhershme të tensioneve në veriun e Kosovës, kur për të katërtën ditë më radhë grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore, në shenjë protestë ndaj zbatimit të masave të reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave.

I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë Nicholas Giacobbe, tha se është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, për të diskutuar mbi rëndësinë e riangazhimit në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian për zgjidhjen e çështjes së targave dhe çështjeve të tjera.

"Duhen hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshirueshme që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, shkroi ai në rrjetet sociale pas takimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, organizohet premiera e filmit "Zgjoi". (Cineplexx -Albi Mall, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)