29 Mars 2024

Rekomandimet e Transparency International do të shndërrohen në objektiva pune të AKK

 Prishtinë, 25 janar - Transparency International publikoi sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021.

Me këtë rast, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z. Yll Buleshkaj,  është zotuar se AKK  do t’i trajtojë me seriozitet dhe përkushtim rekomandimet  e dala nga  raporti i Transparency International,  duke ngritur efikasitetin e veprimeve të AKK-së në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë, të përqendruara në deklarimin e pasurisë, parandalimin e konflikti të interesit dhe mbrojtën e sinjalizuesve.

Rekomandimet e Raportit  të Transparency International do të shndërrohen në objektiva pune të Agjencisë kundër Korrupsionit, ka theksuar Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj.

Raporti i plotë nga Organizata Jo- Qeveritare Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Transparency International publikoi sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, i cili përdorë një sistem llogaritjeje të indeksit nga zero deri në 100 pikë, ku zero është niveli më i lartë i korrupsionit dhe 100 pikë do të thotë shoqëri pa korrupsion.

Sipas vlerësimit të Transparency International, 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐩𝐚𝐬 𝟑 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐬𝐭𝐚𝐠𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐧𝐭𝐢-𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭, 𝐬𝐢𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝟑𝟗 𝐩𝐢𝐤𝐞̈, duke rikthyer tre pikët e humbura. Në këtë mënyrë, Kosova rikthehet në nivelin e vlerësimit në të cilën ishte në vitin 2017 duke shënuar 𝐧𝐠𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐛𝐞𝐥𝐞̈𝐧 𝐞 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝟏𝟕 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚 (në pozitën e 87-të nga pozita 104 në të cilën ndodhej vitin e kaluar).

Transparency International për herë të parë sivjet ka krahasuar edhe rezultatet e shteteve për periudhën 2012 – 2021. Kosova, gjatë kësaj periudhe ka pasur 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐩𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐡, nga 34 në vitin 2012, në 39 në vitin 2021.

Në nivel rajonal, krahasimi i rezultateve me ato të vitit të kaluar tregon se bashkë me Kosovën edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë shënuar progres, me 4 respektivisht 1 pikë. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë shënuar ndryshim, kurse Shqipëria është vendi i vetëm në “gjashtëshen” e Ballkanit Perëndimor që e ka humbur një pikë.

Edhe në aspektin global, nuk ka ndonjë befasi të theksuar. Nga 180 vende të përfshira në këtë vlerësim, Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re ndajnë pozitën e parë me 88 pikë, të ndjekura nga Singapori, Suedia dhe Norvegjia me 85 pikë.

Raporti i Transparency International thekson se në Kosovë ka pasur 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐞𝐫 𝐩𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 mes qeverive në vitet e fundit dhe Kosova është i vetmi vend në rajon dhe një nga vetëm pesë vendet në Evropë që, gjatë periudhës së pandemisë, nuk i transferoi kompetencat vendimmarrëse tek ekzekutivi por i mbajti në parlament. Fakti që janë bërë përpjekje për të pasqyruar vullnetin e qytetarëve edhe në kohët më të vështira, është një vendim i përgjegjshëm nga ana e qeverisë dhe për mendimin tonë është shumë e rëndësishme që edhe në rrethana të jashtëzakonshme institucionet të vazhdojnë të kryejnë rolin e tyre. Kosova në këtë drejtim ka qenë një shembull shumë i mirë, duke lënë parlamentin të kryejë detyrat e veta gjatë periudhës së pandemisë.

Por pavarësisht këtij përmirësimi prej tre pikësh, 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐤𝐚 𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ për të arritur mesataren globale prej 43 pikësh, apo atë evropiane prej 65 sosh. Fokusi i institucioneve tona duhet të jetë veçanërisht në vazhdimin e procesit të reformës gjyqësore, luftimin e korrupsionit dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies gjatë procedurave të prokurimit publik dhe emërimeve publike nëpër borde.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)