28 Mars 2024

Publikohet “Transparenca e komunave në retrospektivë”

Prishtinë, 23 korrik - Me pjesëmarrjen në panel të Ministrit të Ministrisë së Pushtetit Lokal Z. Elbert Krasniqi, kryetarin e komunës së Rahovecit Z. Smaj Latifi, kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës Z. Imri Ahmeti, Z. Ismet Kryeziu nga KDI si dhe pjesëmarrjen e kryetarëve dhe zyrtarëve të tjerë komunal, sot është publikuar “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”.

Ky hulumtim pasqyron të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës, bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale si dhe bazuar në metodologjinë e Transparency International (TI) dhe në praktikat shumëvjeçare të KDI.

Zyrtarët komunal vlerësuan lartë angazhimin e organizatave jo qeveritare në monitorimin e institucioneve, por kërkuan nga niveli qendror autonomi me të madhe në menaxhimin e ueb faqeve zyrtare nga niveli lokal si dhe unifikimin e indikatorëve dhe metodologjisë në matjen e transparencës si nga MPL ashtu edhe nga Organizatat Jo Qeveritare, si mundësi për tejkalimin e sfidave në përmbushjen e indikatorëve vlerësues të transparencës komunale.

Bazuar në të gjeturat, top komunat me nivelin më të lartë në përpushjen e indikatorëve gjatë vitit 2020 janë: komuna e Rahovecit me 93.75%, Drenasit dhe Lipjanit me nga 91.67%, Gjakovës me 89.58% si dhe Mitrovicës së Jugut me 88.54%. Për me tepër, shih linkun këtu.

Hulumtimi është realizuar nga konsorciumi i OJQ-ve “Aleanca Qytetare për Transparencë” i përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe nëntë (9) organizata lokale partnere: OJQ Mundësia, OJQ Fortesa, Iniciativa Qytetar Skenderaj (IQS), Forumi i Organizatave Jo-qeveritare Kaçanik ( FOJK), Shoqata e Intelektualëve të Pavarur (SHIP), SHL-Kosova, Rrjeti i OJQ-ve AVONET, Initiative for Social Education – ISEP si dhe OJQ SOFRA.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)